Zaev në Tetovë: Mbështetni Teuta Arifin. Do të ketë jetë edhe në komunën e Tetovës si në tërë Maqedoninë (VIDEO)

221

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sonte kërkoi nga tetovarët ta mbështesin kandidaten e BDI-së për kryetare komune Teuta Arifi që, siç tha, t’i çojmë punët deri në fund dhe së bashku t’i trasojmë rrugët e Maqedonisë moderne.

“Kur e rekomanduam konceptin një shoqëri për të gjithë nuk ishte e lehtë të besohet. Shumica prej jush u ndalën pas tij, se është e vlefshme të luftojmë. Njëra prej tyre ishte edhe kryetarja aktuale dhe e ardhshme e komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Kërkoj mbështetje për Arifin, e di se ia vlen kjo pas të cilës qëndrojmë drejtë, do të krenohemi edhe para fëmijëve dhe nipërve, ky koncept është alternativa e vetme për Maqedoninë”, tha Zaev në takimin e sotëm me qytetarët e Tetovës.

Posaçërisht e kam nderin, theksoi, t’i jap mbështetje një gruaje luftëtare e cila e thotë atë që e mendon, sepse për të ka vlerë Tetova si edhe Maqedonia, tha Zaev.

“Faleminderit për kultivimin e vlerave pas të cilave qëndrojmë të gjithë. Shkruajmë histori. Këtu jemi nga të gjitha bashkësitë etnike. Kjo është pasuria jonë për rritje të ardhshme dhe zhvillim të Tetovës dhe të Maqedonisë”, theksoi Zaev.

Ai theksoi se Tetova dhe Maqedonia janë pasuri e diversiteteve, njëjtë si Evropa, se me koalicionin parazgjedhor LSDM-ja dhe partnerët edhe BDI kanë mundësuar edhe paragjykimet e fundit të lihen anash dhe të fillohet me zgjidhjen e problemeve thelbësore ekonomike dhe infrastrukturore të qytetarëve.

“Ejani t’i çojmë deri në fund punët, le të shkëlqejnë diveritetet në unitetin tonë, në Republikën tonë të Maqedonisë. I trasojmë rrugët e Maqedonisë moderne. Mbështetni Teuta Arifin. Do të ketë jetë edhe në komunën e Tetovës si në tërë Maqedoninë”, tha mes tjerash, lideri i LSDM-së në fjalimin e sontëm para qytetarëve të Tetovës.

Ahmeti – Zaev ne mbeshtetje te madhe te Teuta Arifit

Posted by Tetova Sot on Donnerstag, 26. Oktober 2017

Comments