Zaev nuk e zyrtarizon gjuhën shqipe

196

Maqedonia ndodhet në prag të zgjedhjeve të parakohshme ndërsa partitë politike po vazhdojnë garën e tyre për të mbledhur sa më shumë vota.

Zoran Zaev, në një intervistë për “REL”, ka bërë me dije se ata nuk do ta zyrtarizojnë gjuhënshqipe, por thjesht do të respektojnë ligjin aktual që lejon përdorimin e gjuhës shqipe në vendbanimet ku jetojnë mbi 20 % shqiptarë.

REL: Ju lutem të precizoni ç’farë premtoni për gjuhën shqipe?
Zaev: Ligji ekzistues i gjuhëve dhe Kushtetuta janë shumë të qartë dhe liberal dhe garantojnë të drejtat e qytetarëve, vetëm nevojitet zbatimi i tyre. Nuk do të ndryshohet as Kushtetuta as ligji i përdorimit të gjuhëve.

Ligji ekzistues siguron një mundësi për realizimin praktik të nevojave të qytetarëve në këtë aspekt. Ata vetëm këtë kërkojnë.

Unë tregova një shembull të një gruaje të vjetër e cila nuk mund të fitojë përkujdes për person të tretë për shkak se dikujt nga komina nuk i pëlqen t’i përgjigjet në gjuhën shqipe, në një komunë ku gjuha shqipe duhet të jetë zyrtare.

Ka edhe shembuj të tjerë. Komuna Shuto Orizare ka një të drejtë të ligjshme për përdorimin e gjuhës rome, sepse më shumë se 20 për qind e banorëve janë romë. Pse të mos zbatojnë ligjin? Përveç maqedonishtes, në përdorim është edhe gjuha shqipe por jo edhe gjuha rome.

REL: Më preciz ju lutem, çfarë ju parashikoni për përdorimin e gjuhëve?

Zaev: Asgjë jashtë Kushtetutës dhe ligjit, por zbatimin praktik. Këta kvazinacionalistët nga të dyja palët, në mënyrë të fshehtë, nën tryezë, merren vesh për sjelljen e ligjevepor pastaj nuk i zbatojnë ato.

Prandaj disa prej qytetarëve nga komunitetet më të vogla kanë ndjenjë se kjo ky shtet për disa është i nënës, ndërsa për disa të tjerë i njerkës.

Jo, shteti duhet të jetë në mënyrë të barabartë nëna e të gjithëve të barabartë për të gjithë nmënyr që të gjithë ta duam, të çmojmë, dhe ta forcojmë karakterin unitar të Maqedonisë.

Comments