Zaev për ORF: Maqedonia shpreson në zgjidhje me Greqinë deri në korrik

300


Maqedonia shpreson se deri në Samitin e NATO-s në korrik do të gjendet zgjidhje për kontestin e emrit me Greqinë rreth emrit kushtetues të vendit, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në intervistën për radiostacionin austriak ORF, që e transmeton Rojters.

“Besoj se do të arrijmë me sukses t’i përfundojmë negociatat deri në Samitin e NATO-s në korrik”, tha Zaev.

Kryeministri thekson se inkuadrimi i Maqedonisë në NATO është më se i qartë nëse gjendet zgjidhje për kontestin.

“Kemi ftesë automatike, që do të thotë se anëtaret e NATO-s do të fillojnë me ratifikimin e inkuadrimit tonë, në momentin kur ne dhe Greqia do të paralajmërojmë se kontesti është zgjidhur”, shtoi Zaev.

Samiti i NATO-s është caktuar për më 11 dhe 12 korrik në Bruksel.

Comments