Zaev për “Vijesti”: Para se të shkoj, Gruevskit i kanë rënë në mënd spitalet dhe autostrada

178

Shkup, 5 janar- Gjatë qeverisje së kaluar nëse fokusohemi në sektorët si në Ministrinë për Punë të Brendshme, punë dhe politikë sociale, për Bujqësi dhe Finansa do të gjejmë shumë keqpërdorime” thotë Zoran Zaev, lideri i opozitës, në intervistën për “Vijesti”, transmeton Zhurnal.

“Me hyrjen ne qeverinë kalimtare, opozita në Maqedoni, për vetëm një muaj ka gjetur fakte për falsifikim të letërnjoftimeve, keqpërdorimin e ndihmave sociale, keqpërdorimin e subvencioneve për fermerët, me të cilin Nikolla Gruevksit ka qenë në Qeveri” thotë Zaev.

Në pyetjen se si e shpjegon atë se gjatë periudhës kur Gruevksi ka qenë në qeveri, vendi ka pasur rrijte të investimeve të huaja, rritje të GDP-së, janë ndërtuar autostrada, Zaev thotë se gjithë ajo ka ndodhur në botën virtuale që e bëri Gruevski me propagandë mediale.

“E vërteta është se në 8 vitet e fundit në Maqedoni norma mesatare e rritjes së Bruto Prodhimit Vendor ishte vetëm 2 përqind. Fluksi i investimeve të huaja është rreth 2.5 deri 3 të GDP-së, me të cilën është rezultat më i dobët në rajon. Në të njejtën periudhë, borxhi publik në Maqedoni është rritur dyfish. Për një dekadë të qeverisjes së Nikolla Gruevski ka ndërtuar vetëm 7 kilometra autostradë, përderisa mbi 180 000 qytetarë në Maqesdoni jetojnë me 40 denarë në ditë, që nuk është as edhe 1 euro, ndërsa 500 000 qytetarë jetojnë në prag të varfërisë. Në Maqedoni të sapolindurit vdesin tre herë më shumë se mesatarja në Ballkan, si dhe 626 312 qytetarë kryesisht të rrinjtë largohen nga Maqedonia. Para se të shkoj Gruevskit i kanë rënë në mënd spitalet dhe autostrada. Ato ndërtohen shpejtë dhe rikonstruohen sepse nuk ndërtohen me kualitet”, thotë Zaev për “Vijesti”.

Comments