ZAEV: Qeveria po krijon kushte që të rinjtë të mbeten në vendlindje

174

Vitin e ardhshëm e sjellim ligjin me të cilin do të rregullohet stazhi me beneficion për minatorët, pasi që jemi majtistë dhe e respektojmë punëtorin, ndërsa minatori është kulmi i punëtorëve, theksoi lideri i LSDM-së dhe Koalicionit “Jetë në Maqedoni” Zoran Zaev sot pasdite në mitingun në Makedonska Kamenicë.

“Nuk ka mbetur kush pa pasur stazh me beneficion në Maqedoni, ndërsa nevoja e stazhit me beneficion nisi nga puna e rëndë e minatorit. Prandaj, ta dini se edhe kjo drejtësi do të vijë këtu edhe përmes stazhit me beneficion, minatorët më lehtë dhe më shpejtë do të shkojnë në pension, ndërsa kjo do të hap vende të reja pune për të rinjtë”, tha Zaev duke iu drejtuar minatorëve.

Ai iu drejtua edhe të rinjve duke i porositur se Qeveria me politikat ekonomike është duke krijuar kushte të rinjtë të mbeten në vendlindje.

“Erdha të premtoj investime, një ose dy fabrika me treqind vende të punës e kthejmë lumturinë në Makedonska Kamenicë. Ju bind se me politikat ekonomike të cilat i zhvilluam, prej vitit të ardhshëm do të ndërtohen fabrika. Dëshiroj që të rinjve t’u them të mendojnë të mbeten këtu. Çdo i ri mund të kërkojë punë në cilëndo kompani, shteti vitin e parë do të sigurojë bruto-pagë për të gjithë…”, porositi Zaev.

Kandidatja për kryetare të komunës së Makedonska Kamenicës nga LSDM-ja, Sonja Stamenkovska i porositi bashkëqytetarët e saj se më 29 tetor si kryetare do ta kenë, siç tha, njeriun e tyre të familjes me shprehi të njëjta pune, aktiviste për të drejta sociale, për barazi gjinore dhe të drejta të barabarta, njeri që di të vlerësojë dhe respektojë gjithçka që vlen.

Comments