Zaev: Struga e harruar nga pushteti! Spitalet, shkollat, objekti policor ne gjendje katastrofale!

209


Zaev: Struga e harruar nga pushteti! Spitalet, shkollat, objekti policor ne gjendje katastrofale!

Lideri i opozitës maqedonase gjatë vizitës së sotme në Sturgë pati takime me qytetarët në të cilat është njoftuar me problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e Strugës. Vlerësoi se Struga është harruar nga pushteti aktual.

Akuzoi se kushtet në shkolla dhe spitale janë të këqija, stacioni policor se duhet të renovohet, si dhe se ka vendbanime pa sistem kanalizimi, duke cekur se nëse LSDM vjen në pushtet këto probleme do të zgjidhen.13876309_10154488014627932_6151423481349811671_n

 

“Fëmijët në Strugë nuk e dinë nëse do të fillojë viti shkollor me rrymë në shkolla. Janë përkeqësuar kushtet tërësisht në vetë shkolla, në spitale, në shëndetësi, stacion policor duhet të renovohet. Këto janë probleme të përditshme aktuale të cilat e pasqyrojnë jetën e qytetarëve”, tha Zaev.
Nëse partia e tij vjen në pushtet paralajmëroi se do të fillojnë me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe posaçërisht të rinjve.

“Qëllimi ynë është të krijojmë kushte ku të rinjtë do të motivohen të mbeten këtu. I tërë angazhimi do të kahëzohet drejt asaj që të gjithë të rinjtë menjëherë, në mënyrë më të shpejtë të sigueohen me punë dhe atë punë cilësore. Qëllimi është t’i ruajmë të rinjtë këtu dhe ta kthejmë atë përqindje të madhe të rinisë të cilët u larguan”, theksoi Zaev.13876419_10154488015082932_7649573817241365904_n

E përshëndeti ndërtimin e objekteve sportive nga ana e pushtetit aktual, duke cekur se qëllimi i tyre është që të rinjtë të merren me sport, por, siç tha, edhe të mbushen sallat sportive dhe fushëlojat që janë ndërtuar në Maqedoni.

“Konkretisht me mbështetje financiare dhe përmes motivimit të sektorit afarist të krijojmë ambient që secili i ri të merret me sport. Të krijojmë kushte ku obligim i secilit prind do të jetë që fëmija i tij të merret me ndonjë sport të caktuar, sepse kjo është shumë me rëndësi edhe për shëndetin edhe për frymën e përgjithshme të jetës së gjeneratave të reja”, tha Zaev

Comments