Zaev vazhdon vizitën në Shqipëri

248

Kryeministrat e Maqedonisë dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama sot do të vizitojnë minitoritetin maqedonas në bashkinë e Pustecit.

Në Pustec dy kryeministrat do të takohen me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale, ndërkaq do të vizitojnë edhe një shkollë dhe do të dhurojnë pajisje për nxënësit.

Qeveritë e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë dje në qytetin shqiptar të Pogradecit mbajtën mbledhjen e parë të përbashkët, ku në rend dite ishin disa tema të kahëzuara drejt avancimit të bashkëpunimit bilateral.

“Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë presin që në vitin 2018 t’i fillojnë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ta shfrytëzojnë momentin e klimës pozitive në rajon për përparim në atë proces”, ishte porosia që e dërguan Zaev dhe ]rama në konferencën e përbashkët për shtyp nga Pogradeci.

Qeveritë e të dy shteteve, siç tha Zaev, do të punojnë sinqerisht, me transparencë për përmirësimin e jetës së qytetarëve të të dy vendeve dhe për të ardhme të sigurtë në familjen euroatlantike.

Dy kryministrat i përshëndetën angazhimet e përbashkëta të qeverive për zhvillim të infrastrukturës në kuadër të Korrisorit 8, për mundësitë për ndërlidhje më të mirë energjetike, të autostradave dhe hekurudhore në dobi të ekonomive të të dy vendeve, më pas për një kontroll të pasaportave në vendkalimin kufitar “Qafë Thanë”, mundësitë për realizimin e projektit për ndërlidhje të autostradave të Maqedonisë dhe Shqipërisë afër Dibrës…

Kryeministri shqiptar Rama tha se kjo mbledhje është konfirmim i ngritjes në nivel më të lartë të bashkëpunimit mes dy shteteve, në interes të të dy popujve. Kryeminsitri Zaev paralajmëroi mbajtje të mbledhjes ndërqeveritare vitin e ardhshëm në Ohër apo Strugë.

Comments