Zaevi i thotë lamtumirë Vesel Memedit

427
fresco

LSDM-ja e udhëhequr nga Zoran Zaev e konsideron si e drejtë e vetë subjektit politik për të vendosur nëse dëshiron të vazhdojë me aktivitetet e pushtetit për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe proceset e integrimit.

“Ndryshimet që i filluam janë pikërisht në këtë drejtim, marrim përgjegjësi para qytetarëve që përparimi i vendit dhe prosperiteti ekonomik të vazhdojnë edhe më shumë. Gjithmonë ekziston mundësi për zhvillimin e bashkëpunimit, por, nëse ndonjëra nga partitë politike në kuadër të shumicës nuk e gjen veten në këtë koncept ose shpreh qëllimet që të mos jetë pjesë e tij e interpretojmë kryekëput si e drejtë e atij subjekti politik”, theksuan nga LSDM.

Comments