Zaevi sot në gjykatë për “Ryshfetin”

337
fresco

Zaevi sot në gjykatë për “Ryshfetin”

Sot në ora 10 në Gjykatën Penale duhet të vahzdojë seanca për rastin “Ryshfeti”.

Zaev, sipas akuzës, ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet.

Gjykimi i liderit të LSDM-së për këtë rast deri më tani disa herë është anuluar.

Procesin gjyqësor kundër Zaevit për rastin “Ryshfeti” e udhëheqë gjykatësja Dijana Gruevska-Ilievska, e cila njëkohësisht është edhe zëvendëskryetare e Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Në seancën e fundit. Zoran Zaev, ka kërkuar nga Prokuroria Themelore për Krim të Organizuar dhe Korrupsion që të emërojë prokuror të ri, në vend të Vlladimir Milloshevski, i cili për momentin e paraqet akuzën në këtë rast, ndërkaq sipas palës mbrojtëse, i ka kaluar mandati më 30 nëntor të vitit të kaluar.

Avokatët e Zaevit, kanë kërkuar largim e Milloshevskit, gjithashtu edhe pasi që i njëjti po hetohet nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), për disa vepra penale. Megjithatë, Prokuroria ka hedhur poshtë kërkesat e Zaevit.

Comments