Zaimi: Akademia maqedonase e Shkencave institucion racist.Akademikët shqiptarët përse rrijnë aty?!

180
fresco

Image result for Bardhyl Zaimi
Analisti politik dhe publicisti Bardhyl Zaimi ka kritikuar ashpër Akademinë maqedonase të Shkencave duke e quajtur atë një institucion racist transmeton Faktiditor.ch.Por Zaimi parashtron pyetjen se përse vazhdojnë të jenë aty Akademikët shqiptarë dhe ç’farë sipas tij përfaqësojnë ata.
Postimi i tij në rrjetin social facebook
“Që Akedemia maqedonase është një institucion njerëzish të retarduar intelektualisht kjo tashmë dihet me kohë që nga Enciklopedia famëkeqe. Por ne si shqiptarë duhet ta parashtrojmë edhe një pyetje tjetër të dhimbshme. Pse janë aty akademikët shqiptarë, çfarë përfaqësojnë dhe çfarë kredoje morale mund t’i mbajë në këtë institucion racist. Koncepti i kësaj akademie dihet çfarë përfaqëson, mendësinë bizantine në variantin më perverz. Justifikime gjimonë mund të gjenden…”/Faktiditor.ch/

Comments