Zaimi:” Koncepti i multikulturalizimit nuk është dinamik dhe nuk i njeh shfaqjet e institucionalizimit të dallimeve kulturore të etniteteve të ndryshme”

343
fresco

Image result for bardhyl zaimi
Analisti dhe publicisti Bardhyl Zaimi duke folur për konceptin e multikulturalizmit ka thënë se kjo e fundit vetëm e thekson praninë e më tepër kombeve në një shtet dhe si teori,por edhe si praktik, nuk arrin që t’i valorizojë këto realitete në konceptin e shtetit transmeton Faktiditor.” Koncepti i multikulturalizimit nuk është dinamik dhe nuk i njeh shfaqjet e institucionalizimit të dallimeve kulturore të etniteteve të ndryshme” ka deklaruar Zaimi .Sipas tij tashmë është koha që të kalohet në teoritë interkulturore që detirminojnë dinamika tjera të dinjiteteve të barabarta në shtet, me gjithë dallimet që shënojnë trashëgimi të ndryshme kulturore. Interkulturalizmi është koncept aktiv barabarësie areash të veçanta që përjashton dominimet kulturore. “Konceptualisht tashmë duhet kalohet në këtë paradigmë të re në Maqedoni, që nënkupton një debat shumë më substancial nga bejtet e dëgjuara tash e 20 vjet..” është shprehur publicisti Zaimi../Faktiditor/.

Comments