Zbardhen detaje të reja nga krimi makabër në Vlorë. Zani kishte në dorën kokën e nipit
Një krim makabër është shënuar mëngjesin e sotme në qytetin e Vlorës, ku xhaxhai ka masakruar nipin e tij. Burime nga policia thonë se Jorgo Zani, 27 vjeç i ka prerë kokën nipit të tij, i cili ishte vetëm15 vjeç.
Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur në një fshatë të Himarës, në Palasë. Zani mësohet se kishte qenë i shtruar disa herë në spital, ndërsa në fytyrën e tij pikturonte simbole naziste.
Bëhet e ditur se 27-vjeçari kishte pasur probleme të shumta probleme mendore, që kur ishte kthyer nga Greqia, 4 vite më parë.