Zbardhet atentati te Unaza e Madhe, shpallet në kërkim autori
Një 34-vjeçar mbeti i plagosur në një atentat të ndodhur mbrëmë në zonën e Astirit në Tiranë.
I shpallur në kërkim si autori i dyshuar i plagosjes së ndodhur mbrëmjen e djeshne është një 37-vjeçar.
Nga Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në përfundim të veprimeve hetimore u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e T.A., 37 vjeç, banues në Tiranë, njofton Policia.
Rreth orës 21:25, në rrugën “Teodor Keko”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip ”Volkswagen”, të drejtuar nga shtetasi Bledar Brinja, 34 vjeç, banues në Kamëz, ku për pasojë është plagosur në këmbë drejtuesi i mjetit B.B., i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë, shtuan të njëjtat burime.
Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative , “Prodhim e mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe e municion” parashikuar nga nenet 78-22-25 dhe 278/2 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit T.A., njoftoi Polici

