Zbardhet skema, ja si u arratisën dy shqiptarët nga burgu në Romë
Dy të burgosur janë arratisur nga burgu i Civitavecchia-s në Romë këtë të diel, rreth orës 14. Sipas informacioneve që vijnë nga mediat italiane, bëhet fjalë për dy shqiptarë për të cilët kanë nisur kërkimet.
Të dy, thotë Angelo Urso, sekretar i burgut, teksa ishin duke ecur në oborr, kanë kaluar gardhin rrethues. Më pas janë kacavjerrë duke arritur të kalojnë murrin rrethues të burgut, dhe duke ia mbathur, shton ai.
Sipas mediave lokale, njëri ka vrapur në drejtim të detit dhe tjetri drejt veriut.
Sistemi që detekton kur ka lëvizje mbi mur ka rënë menjëherë dhe kështu kanë nisur hetimet.
Në kërkim të shqiptarëve të arratisur është dhe një helikopter.
Identiteti i personave të arratisur nuk bëhet i ditur, por raportohet se ata ishin në burg për krime jo të rënda. Një pre të arratisurve, iu ka mbathur nga burgu gjysmë nudo: nga mesi e lart.
/SYRI.net/