Zbulohen 340 kg drogë në pikën kufitare Shid, kamioni me targa të Vranjës

373

Doganierët më 24 prill 2019, në bashkëpunim me policinë, kanë parandaluar kontrabandën e më shumë se 340 kilogramë marihuanë të fshehur në tavanin e kamionit frigorifer.

Droga u zbulua rreth orës 20 në vendkalimin kufitar Shid kur për kontroll të detajuar u ndalua kamioni frigorifer me targa të Vranjës, sepse është konstatuar se shenja, gjegjësisht pllomba dhe lokatori ishin dëmtuar.

Pllomba doganore dhe lokatori janë tipare doganore, qëllimi i të cilave është mbrojtja maksimale e të gjitha ngarkesave që kalojnë nëpër Serbi. Lokatori, ky është një sistem për monitorimin e dërgesave e cila ndikon drejtpërdrejt në paprekshmërinë e përmbajtjes, e cila garanton sigurinë dhe redukton në mënyrë drastike shkallën e kontrabandës.

Sapo të vihet re se karakteristikat doganore janë të dëmtuara, kjo do të thotë se ka pasur një kontakt të paautorizuar me ngarkesën në transport dhe duhet qasje të menjëhershme dhe një kontroll të hollësishëm.

Doganierët në vendkalimin Shid kishin vërejtur dëmtime, në sajë të cilën një kamion i ngarkuar me goma të destinuara për tregun gjerman u shoqërua për në vendkalimin kufitar Batrovci, ku është e mundur për të kryer një konrtollim të hollësishëm në skaner. Analiza e skanerit tregoi se ka pasur parregullsi në tavanin e rimorkios së kamionit, që është një shenjë se doganierët kanë nevojë për të inspektuar pjesët e kontestuara të automjetit.

Pas demontimit, nga zgavrat e tavanit të kamionit janë gjetur 246 paketime të marijhuanës të mbështjellura me shirit ngjitës, pesha e përgjithshme e 340.230 gram.

Droga e konfiskuar, një shofer 34 vjeçar dhe një kamion, i janë dorëzuar policisë dhe prokurorëve për procedurë të mëtejshëm./presheva.com/

Comments