Zbulohen qytetet më të mira në botë – mes tyre edhe Ohri

378

Bordoja është zgjedhur qyteti më i mirë në botë, sipas listës së qyteteve më të mirë të Lonely Planet, në Travel 2017.

Lonely Planet theksoi përvojën e bukur të vizitorëve në qytetin francez të verës, Cité du Vin, revolucionin “gastronomik” të tij dhe linjën e hekurudhës me shpejtësi të lartë si arsye për të cilat i ishte dhënë titulli, shkruan bota.al

I dyti në listë ishte Kejp Taun, në sajë të atraksioneve të reja kulturore si Muzeu Zeitz i Artit Bashkëkohor Afrikë, ndërsa në vendin e tretë ishte Los Angeles, i cili ka pësuar një zgjerim të metrosë dhe ka pothuajse 50 hotele të reja në ndërtim.

10 qytetet më të mira, sipas “Lonely Planet’s Best in Travel 2017” janë:

Bordo, Francë
Kejp Taun, Afrika e Jugut
Los Anxheles, SHBA
Merida, Meksikë
Ohri, Maqedoni
Pistoia, Itali
Seuli, Korenë e Jugut
Lisbona, Portugali
Moska, Rusi
Portland (Oregon), SHBA.

Comments