Zbulohet e ‘vërteta’: Ja çfarë i shpëtoi qindra njerëz nga vdekja në sulmin e Berlinit

Një kamion është përplasur me një turmë njerëzish në “qytezën e Krishtlindjeve” në Berlin, të hënën e kaluar, duke vrarë 12 persona dhe duke plagosur 50 të tjerë.
Por sot mediat gjermane shkruajnë se numri i viktimave do kishte arritur ne qindra nese brenda kamionit nuk do kishte një mjet kompjuterik i cili aktivizoi frenimin automatik.
Me anë të këtij mjeti u parandalua shtypja e shumë njerëzve nga Anis Amri, sulmuesi tunizian që u vra në Milano disa ditë pas sulmit që kreu në Berlin.
Numri i të vdekurve do të kishte qenë edhe më i madh nëse kamioni nuk do ta kishte të instaluar pajisjen për frenim automatik, një sistem elektronik që alarmon shoferin dhe pastaj merr veprim në rast të ndonjë përplasjeje, raporton Der Spiegel.

