Zbulohet filmimi i parë i shqiptarëve. U xhirua në territorin e sotëm serb (VIDEO)

168
Image result for film roll
Albanologu Robert Elsie ka zbuluar një filmim të rrallë ku në fokus janë shqiptarë. Bëhet fjalë për një dokumentar të xhiruar në vitin 1904“>1904, i filmuar në Novi Pazar.

Ja si e prezanton Robert Elsie këtë gjetje
Inçizimi pamor nga viti 1904“>1904, i cili paraqitet këtu është ndoshta filmi i parë me shqiptarë. Ky inçizim është pjesë e një filmi dokumentar më të gjatë të xhiruar nga politikani britanik Arnold Muir Ëilson (1857-1909) nga Shefild [Sheffield] në Jorkshër [Yorkshire] dhe nga regjisori i kinematografisë së hershme britanike, Frank Mottershaë (1850-1932), gjithashtu nga Shefild.

Wilson, anëtar i bashkisë së Shefildit dhe i Partisë Konservatore, ishte gjithashtu konsull nderi i Serbisë në Shefild dhe merrej me marrëdhëniet tregtare midis të dy vendeve.

Në vitin 1904“>1904 udhëtoi për në Beograd dhe, në bashkëpunim me Mottershaë, xhiroi një film dokumentar për kurorëzimin e mbretit serb Pjetër I Karagjorgjeviq, më 21 shtator të atij viti.

Filmi i tyre pa zë, në 35 mm dhe 54:19 minuta ose 1,480 metrash i gjatë, u shfaq për herë të parë në Londër në dhjetor 1904“>1904 dhe në Serbi në prill 1905, me titra në anglishte dhe serbishte.

U restaurua ne Bolonjë gjatë viteve 1999-2004 dhe ruhet tani në Arkivin e Filmit Jugosllav (Kinoteka) në Beograd. Thuhet se është filmi më i vjetër i xhiruar në Serbi dhe në rajonet fqinje.

Pjesa “shqiptare” e filmit, e cila fillon në minutën 42:10 dhe zgjat jo më shumë se 1:16 minuta, tregon shqiptarë dhe njerëz të tjerë në oborrin e një hani dhe në një rrugë tregu aty afër në qytetin mysliman të Novi Pazarit, tani në jugun e Serbisë.

Në vitin 1904“>1904, Novi Pazar (shqip edhe Pazari i ri apo Tregu i ri, turqisht Yeni Pazar) ishte kryeqyteti i Sanxhakut të Novi Pazarit, madje nga viti 1881 deri 1912 rajoni ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës, pra e bashkuar me Kosovën.

Mbase kështu shpjegohet prania e kaq shumë shqiptarëve – të cilët dallohen nga plisi i bardhë dhe veshjet karakteristike – në një rajon të banuar sot nga një shumicë dërrmuese sllavësh myslimanë (boshnjakë), dhe shumë pak shqiptarë.

Lidhur me këtë prezantim, desha të falënderoja Bardh Rugovën, profesor i shqipes në Universitetin e Prishtinës, për hulumtimet e paraqitura në artikullin e tij: Shqiptarët e fotografive lëvizëse të vitit 1904“>1904, botuar në librin Studime për nder të Rexhep Ismajlit me rastin e 65-vjeorit të lindjes (Prishtinë 2011), ff. 631 633./

Comments