Zbulohet motivi pse shqiptari vrau dy kosovarët në Prishtinë?

359

Moebel THEMA

policia-bastisje-637x380_1467537363-3897471

Dy persona u vranë ditën e sotme në Prishtinë, teksa si autor policia kosovare ka identifikuar një shtetas nga Shqipëria.

Mediat kosovare raportojnë se ai është me iniciale L.L dhe shkak i ngjarjes ka qenë një mosmarrëveshje mes tyre.

Viktimat Eron Agaj dhe Arianit Gashi kanë qenë miq me shqiptarin e dyshuar, por disa ditë më parë patën një mosmarrëveshje.

Dy viktimat kishin rrahur shqiptarin dhe ky i fundit u hakmorr, duke i vrarë të dy shtetasit nga Kosova. Eron Agaj dhe Arianit Gashi fillimisht mbetën të plagosur, por ndërruan jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shqiptari i dyshuar është në kërkim nga policia kosovare dhe për ngjarjen është njoftuar edhe policia shqiptare në rast se autori tenton të kalokë kufirin.

Comments