Zbulohet personi më inspirues në botë

135

?????????????????????????????????????????????????????????

Femra që kishte shpëtuar fëmijën nigerian kaloi Obamën e Papën Francis për tu bërë personi më inspirues i vitit 2016

Anja Ringgren Loven, është një copëz shprese, dhe personi më inspirues në botë. Kjo grua shpëtoi një djalosh 2 vjeçar që ishte dëbuar nga fisi i tij duke u quajtur një “Fëmijë magjistar”, dhe tani njihet njga një listë ndërkombëtare si personi më inspirues i vitit.

Anja Ringgren Loven, një punonjëse daneze e mirëqenies  e kishte adoptuar 2 vjeçarin  nç muajin shkurt. Ajo tejkaloi presidentin Barack Obama, Papën Francis dhe Dalai Lamën për tu renditur e para në listën e 100 personave më inspirues në botë, hartuar nga revista gjermane Ooom.anja-ringgren-loven-nigerian-boy2

Një fotografi e zonjës Loven duke i dhënë ujë 2 vjeçarit që e ka pagëzuar me emrin Hope (Shpresë), ishte shpërndarë në të gjithë botën, dhe shërbeu si reflektim i punës së saj me fëmijët jetimë në Nigeri, shkruan rtv21.tv.

Para se të birësohej nga Loven, dhe burri i saj David, Hope ka qenë i dëbuar nga familja e tij në bazë të një paragjykimi, dhe është detyruar të jetojë në rrugë, ku ka fituar shumë sëmundje.hope-nigeria

Anja kishte 20 muaj që kishte lindur fëmijën e saj, dhe kur e kishte parë djaloshin i kishte premtuar vetës se do të luftonte derisa ai të mbijetonte. Kështu ajo u bë një inspirim për miliona  njerëz, dhe fitoi vendin e parë si personi më inspirues në botë./21Media

Comments