Zbulohet raportoi i autopsisë: Astrit Dehari është vrarë brutalisht

122
fresco

midle

Ekspertët e angazhuar nga familja Dehari kanë konstatuar në raportin e tyre se aktivisti i “Vetëvendosjess”, Astrit Dehari ka vdekur dhunshëm, ndërkohë që avokati i familjes, Tomë Gashi, këtë e ka kualifikuar si vrasje.

Avokati i Familjes Dehari, Tomë Gashi, ka prezantuar sot raportin e mjekëve të pavarur ligjorë, që kanë marrë pjesë si vëzhgues në autopsinë e trupit të Astrit Deharit. Në raport thuhet se Dehari ka vdekur si pasojë e asfiksisë dhe se vdekja e tij është e dhunshme.

“Prokurorët e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, pasi e kanë publikuar një raport mashtrues, ku janë caktuar shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit, të cilën e kanë konsideruar vetëvrasje. Prokurori e ka përdorur këtë raport ku renditen 4 pika me shkaqet që kanë çuar në vetëvrasjën e Deharit, për ta justifikuar atë që e ka thënë më herët, që Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje. Në raportin e dytë këto 4 pika nuk ekzistojnë”, citohet Gashi nga mediat në Kosovë.

Mirëpo, raporti i ekspertëve të familjes Dehari për vdekjen e Astrit Deharit, ku janë të përfshira edhe dokumentet e marra nga Prokuroria dhe qendra e paraburgimit, tregon se rasti ka të bëjë me lëndime trupore, të cilat janë klasifikuar si shenja vetëmbrojtëse.

“Ekspertët mjeko-ligjor të familjes Dehari kanë siguruar nga Prokuroria Themelore në Prizren raporte tjera, deklarata të përgjegjësve të sigurisë së burgut, të anëtarëve tjerë të dhomës së Deharit, pra janë mbi 50 deklarata. Krejtësisht të kundërtën e kanë thënë ekspertët e pavarur, në përfundimin e tyre.

“Rastin konkret ata e kanë konsideruar që kemi të bëjmë me lëndime vetëmbrojtëse, të cilat na çojnë në përfundimin logjik se kemi të bëjmë me vrasje dhe jo vetëvrasje”, ka thënë Gashi.

Comments