Zbulohet se çfarë bëri atentatori pas vrasjes së ambasadorit rus (Video)
Në rrjetet sociale është shfaqur një video, ku shihet se si vrasësi i ambasadorit rus në Turqi ishte sjellë pas vrasjes.
Videoja e filmuar nga rruga, tregon se si Mevlut Mert Altintas kishte kaluar pranë dritares së njërit kat të ndërtesës, ku më pas futet në thellësi të objektit.
Besohet se njësitet speciale e kanë vrarë në momentin që janë futur në ndërtesë ku po mbahej ekspozita për Rusinë.
Zbulohet se çfarë bëri atentatori pas vrasjes… by GazetaExpress