

Është zbuluar skema e aksidentit tragjik që i mori jetën ish-futbollistit të njohur, Antonio Reyes.
E përditshmja sportive “Mundo Deportivo” ka rindërtuar edhe një herë dinamikën e aksidentit që i kushtoi jetën ish-lojtarit të Arsenalit dhe Real Madridit, shkruan SYRI.net.
Makina e tij, e tipit Mercedes Brabus S550 në të cilën po udhëtonte, në momentin e përplasjes ishte me shpejtësinë e çmendur prej 237 km/h.
Por, shkaktari i aksidentit fatal nuk ka qenë shpejtësia, por shpërthimi i njërës prej gomave e cila bëri që drejtuesi i mjetit të humbte kontrollin.
Futbollisti spanjoll ndërroi jetë të shtunën në moshën 35-vjeçare në zonën e Utera, për shkak të një aksidenti automobilistik.