Zbulohet trajneri i ri i kombëtares shqiptare, zyrtarizmi bëhet të mërkurën

205
fresco

Ish-lojtari i Romës dhe Italisë Kristian Panuçi pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares shqiptare.

Mësohet se FSHF ka arritur një marrëveshje me Panuçin, i cilin mbërrin të mërkurën në Tiranë për t’u zyrtarizuar në krye të kuqezinjve. Ende nuk dihen detaje rreth marrëveshjes së arritur.

midle

Panuçi së bashku me De Kanion dhe Sedorfin, ishin tre nga kandidatët kryesorë për zëvendësimin e Xhani De Biazit te Shqipëria.

Ish-trajneri i Livornos dhe Ternanës ka punuar me të madhin Fabio Kapelo në kombëtaren e Rusisë, përvojë që ndoshta ka ndikuar në vendimin e Dukës.

Një tjetër arsye që mund të ketë ndikuar në vendimin e kreut të FSHF-së është fakti që Panuçi nuk ka pasur kërkesa të larta lidhur me pagën, duke qenë se nuk ka përvojë me ekipet kombëtare.

Comments