Zëdhënësja e policisë për Zhurnal: Moti i ligë që kaploi Shkupin ka marrë jetën e 15 personave, ndërsa 6 rezultojnë të zhdukur
Prej dje perfiferia e Shkupit po përballet me një situatë të rëndë për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Të paktën 15 persona kanë vdekur, ndërsa 6 të tjerë janë zhdukur. Ky është bilancii vërshimeve të fundit në Shkupit.
Zëdhënësja e policies, Natalija Spirova Kodriç, për Zhurnal konfirmoi bilancin tragjik.” Deri në orën 8.30 të mëngjesit , moti i ligë që kaploi Shkupin me rrethinë ka marrë jetën e 15 personave, ndërsa 6 rezultojnë të zhdukur” ka deklaruar Natalija Spirova Kodriç.
Viktimat janë nga Haraçina, Hasanbegu dhe Stajkovci, si vende më të goditura nga moti i ligë.
Pasojat po shihen në disa prej rretheve të Shkupi, ku më të prekur mbetet fshatrat Hasanbeg dhe Haraçinë. Reshjet e shumta paraqesin kërcënim dhe shkaktuanë përmbytje, rrëshqitje dheu dhe prishje të rrjetit elektrik.
Dhjetëra hektarëve tokë janë përmbytur në Hasanbegë, nga reshjet e dendura të shiut. Disa nga banorët e kësaj zone janë evakuuar, pasi të paktën qindra shtëpi janë të përmbytura nga uji.
Zëdhënësja e policisë për Zhurnal: Moti i ligë që kaploi Shkupin ka marrë jetën e 15 personave, ndërsa 6 rezultojnë të zhdukur