Zejd Rexhepi i Lëvizjes BESA: Lëvizja BESA është në krah me çdo shqiptarë

335

Zejdi

Në emisionin e mbrëmshëm në Click Plus, për të debatuar mbi ligjet e votuara në Parlament si dhe organizimin e zgjedhjeve demokratike dhe të lira ishte edhe Skender Rexhepi – Zejdi, anëtar i Kryesisë Qëndrore i Lëvizjes BESA. Në pyetjen se çka do të ndërmarrë Lëvizja BESA në lidhje me listën kontestuese të votuesve Zejd Rexhepi u përgjigj:

‘’Gjithë strukturat e Lëvizjes BESA, degët dhe nëndegët gjatë këtyre 3-4 ditëve janë angazhuar që të përpunojnë listën, dhe ‘’rastësisht’’ shohim se shumica e tyre janë njerëz që kanë vendbanim të përhershëm këtu si dhe pjesa dërmuese janë qytetarë që kanë qenë pjesmarrës në protestën e 9 Majit. Kjo ‘’rastësi’’ është një nga poshtërimet e rradhës të BDI-së që ua bën shqiptarëve në vazhdimësi’’.

Në vijë me krizën politike si dhe shkaqet e krijimi të krizës Zejd Rexhepi potencoi: ‘’Nuk munden ata që e koruptuan dhe krijuan krizë në këtë shtet të na nxjerrin nga kriza. Flas për Lëvizjen BESA, ajo ka kapacitet dhe mundësi të bëjë ndryshime pozitive në këtë shtet. Dëshmi më e mirë ishte protesta e 9 Majit, ku një parti e dalë jo si fraksion e ndonjë partie tjetër arriti ti mobilizojë dhe ti nxjerrë në rrugë mbi 30.000 mijë protestues. Kjo është dëshmi se vullnetin e popullit nuk mund ta ndalin as BDI-ja e as VMRO-ja’’

Në fund Zejd Rexhepi shtoi se zgjedhjet demokratike nuk e nxjerrin shtetin nga kriza por ajo që do kontribojë për mirëqeni të shtetit është marrveshja mes dy kombeve shumicë në Maqedoni, mes shqiptarëve dhe maqedonasve për ndëritim e këtij shteti por jo me llojin e përfaqësuesve aktual, por atyre që meritojnë dy etnitë shumicë në Maqedoni.

Comments