Zeka: Ministria e Ambientit ia kërkoi 800 mijë euro një biznesmeni për të ndërtuar hotel në Brezovicë

294

Deputeti i Pavarur, Milaim Zeka, sot gjatë seancës ku po diskutohet për monopolin e homologimit ka thënë se ka pasur plaçkë në këtë çështje, ashtu sikurse edhe në fusha tjera.
Zeka thotë se në Kosovë ka plot monopole, pas të cilave qëndrojnë politikanët.

”Homologimi ka qenë plaçkë, qe 10 vjet por sot do ta ndryshojmë. Kemi plot monopole këtu. Edhe për rrymë. Sepse janë politikanët të fshehur prapa saj. Me pasë prokuror sot e arreston Ahmeti Isufin sepse tha pse po fsheheni dhe s’po tregoni se kush shtë mbrapa homologimit. Ai po e di e spo kallxon’’, tha Zeka, transmeton ‘Persikopi’.

Tutje ai tregoi një rast të një biznesmeni, Sabri Novosellës së cilit thotë se Ministria e Ambientit ia kishte kërkuar ryshfet 800 mijë euro për të ndërtuar hotel në Brezovicë.

‘’Një biznesmen, Sabri Novosella ka kërkuar me ndërtu në Brezovicë një hotel por ministria e Ambientit ia ka kërkua ryshfet 800 mijë euro e pastaj ka rënë në 600 mijë dhe dy banesa në Prishtinë. Sepse në Brezovicë i kishim marrë por nuk shiten lehtë. Ky është shtet që nuk e di kush kish mujt me ba kaq kaqamak’’, ka thënë Zeka.

”Informacionin e kam marrë drejtpërdrejt nga Sabri Novosella.”, shton Zeka.

Comments