
Deputeti Milaim Zeka në një status në Facebook ka shpjeguar se pse nuk po e kupton presidentin Thaçi dhe idetë e tij.
Ai tregon që së pari nuk e kupton shkruarjen e tij në Tiranë për idenë e bashkimit kombëtar.
“E para nuk po e kuptoje yryshin e tije qe nga Tirana me i shpalos idete e tije per bashkimin e Lugines”, ka thënë fillimisht Zeka.
Pastaj Zeka nuk e kupton ‘luftën’ e Thaçit me Berishën.
“E dyta, nuk po e kuptoje luften e tije si President me Sali Berishen”, ka shtuar ai.
Postimi i plotë:
Pse nuk po e kuptoje Presidentin Thaçi?

E para nuk po e kuptoje yryshin e tije qe nga Tirana me i shpalos idete e tije per bashkimin e Lugines.
E dyta, nuk po e kuptoje luften e tije si President me Sali Berishen.
E treta, nuk po e kuptoje qendrimin e tije per taxen. Çdo ore po nderron qendrim, kur dihet qe taxen po e paguajne qytetaret e vendit.
E katerta nuk po e kuptoje goditjen qe ia jep kryeministrit Haradinaj, ne vend qe ta shkarkoje ate nese nuk eshte i kenaqur me qeverisjen e tije.
Krejte ne fund: a po e shihni qytetare te ketij vendi se si eshte puna ne kete vend? Psh. per Presidentin e vendit, e as per Kadri Veselin, as per Fatmire Limen, nuk ka rendesi qysh qeveriset vendi nga Kryetari i Qeverise, po qysh ai sillet ne raport me keta. Nese tenderat ndahen me jaranat e tyre, nese Vala i lihet AAK se e Nismes, ndersa KeKu PDK/se, Ramushi eshte i mire. Tjerat nuk kane rendesi.
Nuk ka rendesi qe po shpenzohen miliona euro para te popullit, vetem per lux-salltanet. Nuk ka rendesi pse jeta ne kete vend eshte shkaterruar ne çdo dimension.
A po flet kush per vershime neper gjithe Kosoven? Kush do ju vie ne ndihme qytetareve te shkrete qe vershimet po ua shkaterrojne shtepite e te mbjellurat e tyre?! Jo, sepse jeta e qytetarit nuk ka rendesi ne kete vend. Do zgjohemi prej mengjesit e deri ne syfyr me retoriken: Vuqiçi, Salihu, Rama, Hashimi, ky, ai, kufiri, dreqi, Burdushi, nderkohe qe Kosova po zbrazet si pasoje e nje politike budallice, hipnotizuese, e mbi te gjitha: Hipokrite!!!