Zeka ‘thumbon’ Vetëvendosjen: U kam thënë se kjo parti është krijesë e Kadrisë dhe e PDK-së

326

Deputeti i NISMA-së, Milaim Zeka pak pas përfundimit të fjalimit të të parit të Vetëvendosjes, Albin Kurti ka reaguar lidhur me deklaratat e këtij të fundit se kushdo që del nga VV-ja po përfundon në prehrin e PDK-së.

Zeka në rrjetin e tij social Facebook ka rikujtuar një shkrim të tijin kur, siç thotë ai, kam thënë se VV-ja është krijesë e Kadri Veselit dhe PDK-së.

Ai ka shkruar se ky fenomenon nuk është i çuditshëm, teksa krahasoi partitë me ekipe futbolli.

Postimi i plotë i Zekës:

Albin Kurti : “Kush po del nga VV-ja po perfundon tek PDK-ja”Keshtu tha Albini. Po une para shume viteve kamë thene se VV-ja eshte krijese e Kadri Veselit dhe PDK-se.

Gjashtedhjete perqind e figurave kryesore te VV-se jane kuadro te partive tjera. Hydajet Hyseni, Smajl Kurteshi, Sami Kurteshi, Rexhep Selimi, Glauk Konjufca nga AAK, Ali Lajçi nga LDK-ja, etj etj.

Kurfare fenomeni i çuditshem nuk eshte ky. Partite jane sikur ekipet e futbollit. Varet nga trajneri. Trajneri i mire merr lojetar te skuadrave tjera qe jane te mire. I keqi i largon te miret…

Keshtu eshte jeta politike. Partia e Shpend Ahmetit po sillet konform situates dhe interesit shteteror, asgje me shume.

Kreret e VV-se edhe krahu i Bukoshit qe e kane marre ne dore LDK ne, po sillen sikur Byrot Politike te shokut Tito dhe xhaxhit Enver.

Vetem propogande. Asnje iniciative, asnje propozim per te miren e qytetareve. Ani kane thirre prap seance te jashtezakonshme, jo per uleje tatimesh, jo per shendetesi, jo per arsim, jo per ndihma sociale, jo per pensioner, jo per çerdhe apo azile pleqesh, jo per t i ndimuar bujqite, po prap per pordhet e Beogradit, qe quhet dialog.

Dialogun nuk e drejton as Beogradi, as Prishtina, po Brukseli dhe Washingtoni. Seanca e jashtezakonshme eshte per t i bere popullit sehire te Burdushit, asgje ma shume…

Kete foto vetem sa per ta pa cfare patriotash hipokrit jane disa krere te VV

Comments