Zeka: VV nuk njeh shtetin por pranon rrogat prej parlamentit të Kosovës

199
fresco
midle

Milaim Zeka i Nismës për Kosovën thotë se Partia Vetëvendosje është sfida më e madhe e Qeverisë së ardhshme. Thotë se ata janë thyesit më të mëdhenj të sistemit të drejtësisë në vend.

“Sfida më e madhe e Qeverisë së ardhshme ka me qenë Lëvizja Vetëvendosje”, tha Zeka në televizionin publik.

“Një Lëvizje që nuk i përgjigjet as gjykatësit, as prokurorit që s’e pranon shtetin, s’e pranon flamurin, nuk e pranon himnin e Kosovës që në të njëjtën kohë pranon me qenë pjesë e parlamentit të Kosovës edhe me marrë rrogën si deputet prej parlamentit të Kosovës”, tha ai.

Comments