Zekiri: Ja si do ta ruajmë Gruevskin (Foto)

304

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka një ide se si të sigurohet ish-kryeministri i vendit dhe lideri aktual i VMRO-së, Nikolla Gruevski, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Me që kërkon ta ruaj shteti, të mos mërzitet edhe këtë do tua sigurojmë. Në Shutkë, policia të cilën e paguajnë qytetarët më së miri do të kujdeset për sigurinë e tij”, deklaroi Zekiri, duke komentuar kërkesën e Gruevskit për mbrojtje nga shteti.

Ndryshe, Kryetari i VMRO-DPMNE, NikoLla Gruevski nga MPB ka kërkuar në vend të 6 truprojeve të ketë 20, sepse ka pasur kërcënim me vdekje, bëri të ditur Makfaks.

Arsyeja për kërkesën, Gruevski ka deklaruar se ushtrimi i funksionit dhjetë vjeçar ka shkaktuar një periudhë të trazuar dhe fakti që është një deputet i Parlamentit, si dhe kryetar i partisë kryesore të opozitës.

Gruevski ka deklaruar se sigurimin e kërkon pa afat përderisa ka rreziqe për jetën e tij dhe integritetin personal.

Jozyrtarisht, Gruevski përderisa kryente funskionin si kryeministër për 10 vjet, ka pasur një total prej 78 truprojeve, ndërsa me ardhjen e Oliver Spasovskit si ministër, ka gjashtë truproje, aq sa është me ligj.

Mbetet të shihet nëse një kërkesë e tillë prapa Gruevskit duhet të ketë dëshmi se merr kërcënime me vdekje dhe nëse një gjë e tillë konfirmohet, atëherë duhet t’i mundësohet siguri e shtuar.

Comments