
Zekiri tregon se personat e sigurimit të Sasho Mijallkov kanë kërkuar nga ai të largohet nga lokali, pasi që është i padëshiruar, por ai ka refuzuar të largohet.
Ai shton se pasi që grupi i sigurimit e ka nxjerur atë përjasht, njëri prej personave ka nxjerur legjitimacionin e policisë dhe I ka kërkuar letërnjoftimin, por duke nxjerur letërnjofmin është sulmuar nga shpina nga një person tjetër.
Zekiri kërkon nga MPB që të angazhohet për zbardhje të plotë të rastit.
Sipas tij në Maqedoni ka përfunduar koha e dhunës dhe çdo njëri që ka ushtruar apo mendon të ushtroj dhunë do të jep llogari.
“Persona të sigurimit të Sasho Mijallkovit mbrëm në formë verbale dhe fizike më sulmuan. Mijallkov qëndronte I ulur në kafeterin Dion, kur hyra unë me disa miq të mi, pasi që kishim tavolin të rezervuar. Objekti është nën mbykqyrje të kamerave të siguris, dhe krejt këtë që e them mund shumë leht të vërtetohet. Këtu jam në emrin tim personal dhe në emrin e LSDM-së të kërkoj nga MPB urgjentisht të hap hetim dhe të zbardh rastin”, shprehet deputeti i LSDM-së Muhamed Zeqiri.
Zekiri thotë se institucionet janë të obliguara ti mbrojn qytetarët e jo interesat personale dhe partiake të individëve që janë në pushtet.
Ai tregon se rastin e ka paraqitur në polici por polici kujdestar ka refuzuar ti mare deklaratë kur ka përmendur emrin e ish shefit të DSK-së Sasho Mijallkov.
Por nga ana tjetër Sasho Mijallkov mohon rastin dhe ka kërkuar nga deputeti I LSDM-së që të kërkoj falje.
“I dënoj manipulimet se ndonjëri nga sigurimi im e ka sulmuar. Nëse në afat sa më të shkurt nuk kërkon falje, kundër tij dhe mediave që përhapin spekulime të tilla do të pasojë padi”, ka deklaruar Sasho Mijallkov.
Nga Ministria e punëve të Brenshme konfirojmë se rasti është paraqitur në polici.
“Në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup nga Qendra Urgjente “Nëna Tereza”, në orën 1 e 10 minuta, ka ardhur denoncimi tek ata me lëndime është paraqitur personi me iniciale M.Z, duke thënë se ka pasur sulm fizik në një objekt hotelerik nga ana e një personi të panjohur, deri tani”, shprehen nga MPB.
Nga MPB kanë shtuar se do të marin masa për zbadhjen e plotë të rastit.