Zelensky: Rusia po përdor të gjithë fuqinë ushtarake në Donbas, nevojiten armatime

94

Presidenti i Ukrainës Zelenskyy ka thënë se Rusia po përdor gjithçka që ka në dispozicion, ndërsa përpiqet të pushtojë katër qytete në rajonin lindor të Donbasit dhe të bllokojë trupat ukrainase.

Ai us hpreh se situata në Donbas tani ishte “shumë e vështirë”.

“Praktikisht fuqia e plotë e ushtrisë ruse, çfarëdo që i ka mbetur, po hidhet në ofensivë atje. Liman, Popasna, Severodonetsk, Slaviansk – pushtuesit duan të shkatërrojnë gjithçka atje”, u shpreh presidenti.

Moebel THEMA

Ky i fundit tha se ushtria e tij po rezistonte, por “do të duhet kohë dhe shumë më tepër përpjekje nga njerëzit tanë për të kapërcyer avantazhin e tyre në sasinë e pajisjeve dhe armëve”.

Ai kërkoi gjithashtu armë të tjera, si raketahedhës dhe tanke, që të dërgohen nga Perëndimi. Rusia po përpiqet të marrë kontrollin e plotë të dy provincave të Donbasit, Donetsk dhe Luhansk, dhe të bllokojë forcat ukrainase në një xhep në frontin kryesor lindor.

Ata pushtuan tre qytete në Donetsk të martën, sipas guvernatorit rajonal Pavlo Kyrylenko. Ushtria e Ukrainës tha se kishte zmbrapsur nëntë sulme ruse në Donbas, por se të paktën 14 civilë ishin vrarë.

Comments