Zemaj thotë se Kosova po humb Njohjet Ndërkombëtare për shkak të korrupsionit

419
fresco

 

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj thotë se qytetarëve të Kosovës nuk u nevojitet një qeveri me njerëz të korruptuar dhe pjesë e krimit të organizuar, individë me mentalitet bandash e primitiv, të pashkolluar e të padijshëm.

“Kosova po izolohet nga ky mantalitet qeverisës, subjektiviteti i brendshëm po dobësohet, Kosova po humb njohjet ndërkombëtare që me mund dhe përkrahje të miqve u siguruan”, thotë Zemaj

Sipas tij, Kosova s’i ka borxh askujt që t’i rrijë në qafë.

“Andaj sot e nesër të gjithë pa dallim, ata që jetojnë e veprojnë këtu, bashkëqytetarët tanë që janë në diasporë të bashkohen për ndryshimin e madh, për shpresën dhe besimin për Kosovën tonë”, thekson ai.

Comments