Zemaj: Vetëvendosje po tenton të mbajë pushtetin me dhunë

65
fresco

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosvoës, Armend Zemaj ishte i ftuari i radhës në emisionin Blic Intervieë me Astrit Gashin, raporton GazetaBlic.Zemaj thotë se Lëvizja Vetëvendosje erdhi deri në një pozicion të cilët e degraduan pozitën e kryetarit të Kuvendit, të cilët sipas tij kërkojnë vetëm mbajtjen e pushtetit në mënyrë të dhunshme e jo demokratike.

“Ne nuk kemi fol për emra të përvecshëm si LDK dhe kjo është akuzë e pabazë dhe është shumë tendencioze e LVV. Ne kemi thënë ne marrim pjesë në votim dhe vota jonë ka qenë kundër dhe kjo ka qenë mënyrë përmanente dhe me konsistencë të qartë politike. Ata cdo herë kanë dëshmu në rolin negativ për krijimin e Kuvendit të Kosovës. Ata erdhën deri në një pozicion të cilën e degradun totalisht pozitën e kryetarit të Kuvendit, e vendosën një person i cili gjuha e tij e urrejtjes, dhe gjuha e tij dhe veprimet e tij në të kaluarën ndaj UÇK-së është tregu qartë se ata e kanë humbë rrugën në oborrë në këtë drejtim dhe kërkojnë vetëm mbajtjen e pushtetit në mënyrë të dhunshme, jo demokratike dhe këtë nuk duhet ta lejojmë as ne as qytetarët e Republikës së Kosovës”, vlerësoi ai.Ndër të tjera ai thekson se vendi po shkon drejtë zgjedhjeve të parakoshme, ku krejt kjo sipas tij është për shkak të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili shton se kjo parti punon për pushtet dhe jo për shtet.

“Duket se po ecim drejtë zgjedhjeve të parakoshme. Kjo është një gjendje ku është sjellë Kosova, kjo është ajo që e kemi thënë në vazhdimësi. LVV e do vetëm pushtetin dhe nuk e duan shtetin dhe kjo tashmë është e dëshmume. Kemi dhënë shumë për këtë shtet, qytetarët kanë vujt shumë për këtë shtet, kanë punu shumë për këtë shtet por fatkeqësisht e kemi një individ dhe e kemi një parti politike që punon për parti e nuk punon për shtet”, përfundoi ai për GazetaBlic.

Comments