Zemërim tek palestinezët, Google “fshiu” Palestinën nga hartat (Foto)
Mijëra njerëz kanë nënshkruar një peticion duke i bërë thirrje Google për të rivendosur Palestinën në harta shërbyese pasi Google thuhet se zëvendësoi emrin e shtetit të pranuar pjesërisht me Izraelin.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, gazetarët lokalë e kanë qortuar këtë veprim duke e vlerësuar si një “përpjekje të dështuar” e cila synon “falsifikimin e historisë dhe gjeografisë”.
Thuhet se peticioni pa një rritje dramatike të numrit të nënshkruesve në ditët e fundit, pas një deklarate nga ana e Forumit të Gazetarëve palestinezë [PJF] që shkaktoi një fushatë në internet kundër Google.
shame on you google it’s palestine not isreal