Zendeli: Kryqi i Kuq i Maqedonisë nuk i ndihmon lagjet shqiptare të vërshuara

111

Moebel THEMA

HHH

Zendeli: Kryqi i Kuq i Maqedonisë nuk i ndihmon lagjet shqiptare të vërshuara

Janë vërtetuar dyshimet e banorëve se lagjet shqiptare në Shkup të kapluara nga vërshimet nuk ndihmohen nga Kryqi i Kuq dhe nga institucionet shtetërore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këshilltari i Komunës Gazi Babë Fejzulla Zendeli në një prononcim për Zhurnal adreson kritika të ashpëra ndaj punës të Kryqit të Kuq të Maqedonisë.

“Prezenca e Kryqit të Kuq në Hasanbeg mund të them lirisht se është zero. Unë jetoj te xhamia e dëshmorëve në Hasanbeg, por edhe në lagjet tjera askush nuk i sheh personat e Kryqit të Kuq për të ndihmuar. I falemnderojmë vëllezërit tanë të cilët vullnetarisht sjellin bukë, ujë dhe sende tjera. Unë apeloj se në Hasanbeg urgjentisht duhet të sigurohen detergjente për shak se banorët rrezikohen që të sëmuren”, ka deklaruar për Zhurnal, Fejzulla Zendeli, këshilltar Komunës Gazi Babë.

Comments