Zeqiri, kandidat i mundshëm nga LSDM për Shkupin

433
fresco

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zeqiri është njëri nga kandidatët e mundshmë për kryetar komune në Shkup, merr vesh “Fokus” nga burime jozyrtare partiake.

Sipas informatave, për karrigen e kryetari në Shkup nga LSDM deri më tani rrotullohen emrat e tre kandidatvëe mes tyre Zeqiri, Petre Shilegov, i cili poashtu është deputet i shumicës parlamentare, si dhe Damjan Mançevski, i cili për momentin është ministër për shoqëri informatike dhe administratë.

Poashtu, sipas këtyre burimeve, Zeqiri më së miri qëndron në anketat që janë realizuar në Çair, si kandidat i mundshëm për kryetar i kësaj komune të Shkupit…”, shkruan Fokus.

Comments