Zeqiri në “Debat”: Do të ketë tensione dhe gjëra të paparashikueshme nëse anulohet PSP-ja! (VIDEO)

233

Muhamed Zeqiri

Në emisionin e parë të ciklit të debateve “Debati” të Portalbit dhe NovaTv mysafir ishte ish gazetari, i angazhuar në politikë, në LSDM. Ai ka folur për çështjet aktuale politike, për vendimin e tij për tu kyçur në LSDM dhe atë çfarë dio të bëjë kjo parti për shqiptarët, për rastin “Monstra” si dhe zgjedhjet në Maqedoni.

“Nuk e kam parë veten në partitë politike shqiptare edhe pse kisha oferta. Është koha për të bërë ndryshim dhe kam filluar ga vetvëvetja duke përçuar kështu mesazhin deri te shqiptarët, është koha pë të qenë të barabartë. Për ti thënë stop ndarjeve etnike. Subjektet politike shqiptare nuk kanë bërë gjë për shqitarët ndërsa LSDM vendosi të hapet për të gjithë. Shqiptarët duhet të futen dhe të tregojnë se janë të barabartë dhe të marrin vendime së bashku. Vëtëm kështu ky shtet do të përmirësohet.” tha ai.

Në lidhje me atë pse nuk kishte mbishkrime në shqip në Kogresin e fundit të LSDM-së, Zeqiri tha që mund të ketë qenë një lëshim i atyre që e kanë bërë mbishkrimet.

Moebel THEMA

Zeqiri shprehet se me 11 dhjetor duhet të ketë zgjedhje sepse kjo është caktuar nga Marrëveshja e Përzhinos e cila duhet të respektohet. Rasti i vetëm kur zgjedhje nuk do të ketë do të ishte nëse hiqet Prokuroria Speciale.

A do të ketë tensione nëse Gjykata Kushtetuese e shpall jo si kushtetuese PSP-në?

“Jo vetëm tensione por për gjithcka që do të ndodh më pas përgjegjësinë do ta marrin partitë në pushtet VMRO dhe BDI. Prokuroria Speciale nuk guxon të preket. Ky është mesazh i qartë edhe nga ndërkombëtarët mirëpo ata që janë të përlyer me krim, shihet qartë se nuk duan kjo të ndodhë.” tha ai.

Pse partitë shiptare nuk e votuan ligjin për mbrojtjte të dëshmitarëve që e kërkon PSP-ja?
“Ata treguan, BDI dhe PDSH se janë vazale dhe të dëgjueshme ndaj shefave të tyre ndaj VMRO-së. Ishte një lojë që menduan se do ta shesin në publik por opinioni nuk i pranon më lojat e tyre. Të gjithë janë të lexuar, nuk mundet që disa të jenë në sallë dhe disa do të mungojnë. Po të ishin deputetët shqiptarë në sallë, ai ligj do të kalonte. Papërgjegjësi e madhe është që liderët e partive shqiptare mos të jenë në atë seancë” tha Zeqiri.

Comments