Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Sadulla Duraki sëbashku me Sekretarin shtetëror z. Lirim Shabani, realizuan takim me delegacionin e Komisionit të Venecias, i kryesuar nga shefi i delegacionit, z. Tomas Merkert informon Faktiditor.ch.
Në takim u disktua rreth rëndësisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe implementimit të tij në të gjitha nivelet. Ligji për përdorimin e gjuhëve ka hyrë në fuqi dhe zbatohet në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe është tejet i rëndësishëm në përforcimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend.
Në vazhdimësi Zëvendëskryeministri Duraki theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është shembull i multikulturalizmit, si një vlerë evropiane, dhe se Ligji për përdorimin e gjuhëve është një indikator në harmonizimin e të drejtave të barabarta mes komuniteteve dhe vazhdimësinë e mirëqenies së përbashkët.
Nga takimi i frytshëm, bashkëbiseduesit nxorrën konkluzione të përbashkëta se eksperiencat dhe praktikat e shteteve evropiane në implementimin e multilingualizmit janë pikë reference në jetësimin e këtij Ligji edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Implementimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve paraqet vlerë evropiane që do te ndihmojë integrimin e brendshëm dhe të jashtëm të vendit tonë.Faktiditor.ch