Zëvendëskryeministri Ademi priti në takim euroambasadorin Zhbogar

184

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Bashkimit Europian në Republikën e Maqedonisë, Samuel Zhbogar…Siç njoftojnë nga kabineti i zëvendëskryeministrit Ademi, gjatë takimit bashkëbiseduesit iu referuan gjendjes politike në vend, ku u potencua rëndësia e mbajtjes së zgjedhjeve demokratike parlamentare.

Gjithashtu u theksua edhe rëndësia e përmbushjes së detyrimeve të cilat dalin nga reformat urgjente prioritare.

Në këtë drejtim, zëvendëskryeministri Ademi potencoi se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik i Maqedonisë dhe se do të vazhdojnë të gjitha aktivitetet për realizim më efikas të angazhimeve të ndërmarra.

Bashkëbiseduesit u dakorduan edhe për rëndësinë e vazhdimit të takimeve koordinative, me qëllim të sigurohet planifikim më efikas i shfrytëzimit të fondeve të BE-së.

Comments