Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut shpreh ngushëllime për vdekjen e Shpat Kasapit
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka reaguar pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi.
Artisti i njohur shqiptar vdiq në moshën 40-vjeçare pas një arresti kardiak.
Mexhiti ngushëlloi familjen e artistit dhe gjithë komunitetit artistik, derisa shtoi se Kasapi la pas një trashëgimi të çmuar artistike.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi.
Ikja e tij e papritur ka lënë një boshllëk të madh te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e vlerësonin artin e tij.
Shpati la pas një trashëgimi të çmuar artistike dhe kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e publikut.
Muzika e tij është një vlerë që nuk shuhet.Në këtë ditë të rëndë, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kasapi, të afërmve dhe gjithë komunitetit artistik.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij, dhe u prehtë në paqe”.

