Po luhet në stadiumin “Maracana” finalja e Kupës së Amerikës mes Brazilit dhe Perusë, shkruan Syri.net.
Sfida zhbllokohet në minutën e 15-të. Gabriel Jezus kroson nga e djathta dhe në zonë i vetëm Everton kalon brazilianët në avantazh.
Në të 41’ nga një aksion i peruanëve, Thiago Silva prek topin me dorë brenda zone dhe ka penallti.
Nga pika e bardhë gjuan Guerrero, duke barazuar rezultatin në 1-1.
Zgjat fare pak gëzimi i Perusë, pasi në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë Gabriel Jezus kalon sërish Brazilin në avantazh.
Me shifrat 2-1 për brazilianët mbyllet fraksioni i parë i lojës.