ZGJEDHJET 2016/ PDSH tubim me banorët e Batincës, i pranishëm edhe këshilltari amerikan


Thaçi para banorëve të Karshiakës tha se nuk guxon që vota të ndahet, sepse është votë kombëtare. Maqedonasit e kanë marrë seriozisht situatën dhe Gruevski në çdo tubim kërkon 63 deputetë vetëm e vetëm që posti i kryeministrit mos të shkojë në duart e shqiptarëve, por unë premtoj se në qeverinë e ardhshme shqiptarët do të kenë një zëvendëskryeministër i cili do të ketë një të drejtë vetoje, ku asnjë vendim i rëndësishëm i qeverisë nuk do të mund të merret pa pëlqimin e tij, tha më tej Thaçi në tubimet e mbrëmshme.
Kreu i PDSh-së, Thaçi, tha se këto zgjedhje janë me rëndësi të madhe për shqiptarët për shkak se është në pikëpyetje integrimi i vendit në BE dhe NATO. Sipas tij, edhe ndërkombëtarët kanë dhënë mesazhin se kjo është qeveria më e kriminalizuar dhe më e korruptuar që ka pasur ky shtet, prandaj duhet të ikë, por për të ndodhur një gjë e tillë ai kërkoi votën për PDSh-në.
“Ne duhet të votojmë kundër kësaj qeverie, që të jemi bashkë me një rrugë me aleatët tanë të mëdhenj, ShBA-të, Europën, Shqipërinë dhe Kosovën”,- deklaroi Thaçi.
Bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër një, Idriz Orana, tha se “pas 11 dhjetorit do të jemi dora e qytetarëve dhe do të rikthehet nderi, besnikëria, morali dhe imazhi i vërtetë i shqiptarëve”. “Duhet të zgjoheni nga kjo ëndërr e keqe që po zgjat 12 vite pa ndalur”,- tha Orana për të shtuar se PDSh kërkoi besimin dhe votën e banorëve të Karshiakës për t’i thënë STOP BDI-së dhe STOP politikës, e cila ka varfëruar skajshmërisht shqiptarët.
Në këtë tubim mori pjesë edhe Henry Jones – anëtar i Partisë Republikane nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili tha se Amerika është partner strategjik i shqiptarëve dhe bëri thirrje që qytetarët të votojnë opsionin e duhur, që, sipas tij, është Partia Demokratike Shqiptare me në krye Menduh Thaçin.
Posti i meparshem
Avokati i popullit: Më së shumti ankesa nga brutaliteti policorë
Posti i ardhshem