Zgjedhjet 2025: Deri në 15:00, Kumanova me jehonë 27%, Likova 26%
Jehona në Kumanovë, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor deri në orën 15:00 është 27,79 për qind. Kryetarja e KKZ Kumanovë, Kristina Cvetkovska, infomoi se procesi po zhvillohet pa pengesë, qetë.
Të drejtë vote kanë 94.041 votues, duke e bërë Kumanovën komunën me numrin më të madh të votuesve të cilët do të votojnë në 164 vendvotime.
Në komunën e Likovës votimi po zhvillohet pa pengesë, informoi kryetarja e KKZ-së, Ajshe Demiri. Sipas KSHZ-së deri në orën 15:00 jehona është 26,57 për qind. Në komunën e Likovës ka 26.362 votues të cilët do të votojnë në 36 vendvotime.
Në komunën e Nagoriçanit të Vjetër votimi është i qetë, deklaroi kryetari i KKZ-së, Marjan Dailovski. Sipas KSHZ-së, jehona është 43,48 për qind. Në këtë komunë, të drejtë vote kanë 3.011 votues të cilët votojnë në 36 vendvotime