Lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit, Ambasada e Italisë në Shqipëri ka publikuar një njoftim zyrtar për shtetas e saj në vendin tonë.
Ambasada njofton se “me rastin e zgjedhjeve të kontestuara lokale, të planifikuara për më 30 qershor, njoftojmë se mund të verifikohen momente tensionesh pranë qendrave të votimit, në veçanti, por jo përjashtimisht, në veri të vendit”.
“Rekomandohet shmangia e zonave që janë në afërsi të selive të partive, ndërtesat që do të shërbejnë si qendra votimi dhe qëndrimi pranë manifestime të mundshme të mund të krijojnë rrëmuja”, ka vijuar ambasada.
“Ambasada e Italisë monitoron vazhdimisht situatën dhe rekomandon të ndiqen përditësimet edhe përmes rrjeteve tona sociale si edhe njoftimet e medias në përgjithësi”, thuhet në njoftim.
“Për ditën e shtunë 29, dhe të dielë 30 qershor, përveç numrit të urgjencës për bashkatdhetarët do të jenë në dispozicion edhe numrat 0035542274900 dhe 00355 42275910“, përfundon njoftimi i Ambasadës së Italisë në Tiranë.
/gj.mima/ /a.g/
Posti i meparshem
Posti i ardhshem
Comments
