Zgjedhjet e kaluara Kurti shkonte në Gjakovë për ta sharë Mimozën, tash kërkon të votohet

109

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për katër vjet ka ndërruar mendim për atë se a duhet të votohet Mimoza Kusari-Lila për kryetare të Gjakovës. Kurti në zgjedhjet lokale të vitit 2017 kishte thënë se kryetarja e atëhershme s’e kishte luftuar krimin dhe korrupsionin në komunë dhe s’e meritonte votën e gjakovarëve. Ndërkaq në vitin 2021, Albin Kurti ka kërkuar personalisht votën për Mimoza Kusarin në Gjakovë tani si kandidate e VV-së për kryetare, shkruan Gazeta Express.

“Kryetarja aktuale në Gjakovë as nuk e ka luftuar sa duhet as siç duhet krimin e korrupsionin që i ka gjetur në Gjakovë. Kryetarja aktuale nuk ka subjekt politik që e mbështet përveç se vetën e vet”, kishte thënë Kurti në vitin 2017.

Por, situata ka ndryshuar në këto zgjedhje për kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Moebel THEMA

Ish-kryetarja që s’e kishte luftuar korrupsionin në Gjakovë, në zgjedhjet lokale të vitit 2021 është kandidate e Vetëvendosjes për kryetare të Gjakovës

Kurti tash në cilësinë e kryeministrit gjatë fushatës së këtyre zgjedhjeve kishte deklaruar se i ka 700 punë, por asnjë nga ato punë s’është më e rëndësishme se të kërkonte votën për Kusari-Lilën.

“Unë i kam 100 punë, për besë po më duket pak me thanë 100 punë, unë i kam 700 punë, ama nuk kam punë më të rëndësishme se me ardhë në Gjakovë edhe me thanë votone Mimoza Kusari-Lilën”, ka thënë Kurti gjatë fushatës së këtyre zgjedhjeve.

Comments