Zgjedhjet Lokale 2017, koalicioni ASH prezenton ofertën për Gostivarin

RDK dhe UNITETI që e përbëjnë koalicionin Aleancën për Shqiptarët…..
RDK dhe UNITETI që e përbëjnë koalicionin Aleancën për Shqiptarët bënë hapjen solemne të shtabeve në fshatin Forinë dhe Banjicës së poshtme, ku para banorëve u prezentua platforma zgjedhore. Kreu i RDK-së Vesel Memedi theksoi para të pranishmëve se përskaj mungesës së hartimit të një strategjie afatgjate të zhvillimit të kombit shqiptarë, edhe nga Shqipëria dhe Kosova, ne duhet të bëjmë maksimumin të hartojmë një strategji sa nuk është vonë.
“Ne mund të jemi të vegjël, por për ne nuk ka dilemë se interes kombëtarë është të kujdesemi për rininë, dhe ne këtë e kemi dëshmuar më së miri duke kandiduar më të riun kryetar komune, Shpat Iseinin, djalin e dëshmorit të ngjarrjeve tragjike të Gostivarit të vitit 1997. Kujdesi ndaj rinisë është interes vital kombëtarë, sepse në të kundërtën shkatrrohet gjithçka, njashtu siqë janë shkatrruar gjenerata më e vjetër, dhe janë duke na gëlltit edhe neve. Populli shqiptarë ka njerëz të mirë, por politikanët e vjetër nuk i lejojnë të vijnë në shprehje, duke përdorë metoda manipulimi dhe spiunimi për të akuzuar gjeneratën e re për të gjitha të këqijat që vet në jetë i kanë bërë, ndërsa akuzojnë të rinjt për të njëjtat” – tha kryetari i RDK-së, Vesel Memedi.
Para të pranishmëve foli edhe bartësja e listës së këshilltarëve Luljeta Aziri, e cila theksoi se njëra nga arsyet që ka pranuar të udhëheq listën e këshilltarëve është rinia, është kandidati për kryetar Shpat Iseini.
“Mbi të gjitha do të angazhohem për depolitizimin e arsimit,dukuri që e cila e ka ngulfatur atë,ka krijuar arsimtar të varur e të fiksuar,e them me gojën plot para jush dhe para gjithë banorëve të Gostivarit, mos i ngucni nxënësit, mos i maltretoni nxënësit për qëllime politike, mos i merni fëmijët tuaj nëpër tubime,vendi i nxënësve është para librit,vendi i nxënësve është pranë dijes” – u shpreh Luljeta Aziri, bartëse e listës së kandidatëve për këshilltarë nga rradhët e RDK – UNITETI.
Para të pranishmëve folën edhe kandidatët për këshilltarë që vijn nga këto fshatra, Valdet Veliu, Nuran Ibrahimi si dhe Jasin Halili, të cilët shpalosën programën zgjedhore të RDK-së dhe UNITETIT që e përbëjnë Aleancën për Shqiptarët.