Zgjedhjet lokale: BDI ditëve në vazhdim do vendos për emrat e kandidatëve

356

Gati një javë pas shpalljes së zgjedhjeve lokale nga ana e kryeparlamentarit Xhaferi, partitë politike ende nuk kanë vendosur për emrat e kandidatëve për kryetarë komunash. Nga BDI e Ahmetit thonë se kryesia e kësaj partie do të vendos ditëve në vazhdim për emrat e kandidatëve duke mos zbardhur detaje tjera synimet për zgjedhjet e 15 tetorit

“Bashkimi Demokratik për Integrim ende nuk i ka caktuar emrat e kandidatëve për kryetarë komunash. Për këtë gjë do të vendosin kryesia dhe kryetari”, thonë nga BDI-ja për Alsat-M.

Nga LR PDSH po ashtu nuk shpalosin emra të kandidatëve por shtojnë se në disa komuna të caktuara do të dalin me kandidat të përbashkët .

“Aktualisht nuk ka emra konkret të cilët mund të themi se janë zyrtare për kandidat, por është e sigurt se në të gjitha komunat do kemi kandidat eminent të cilët nuk kanë ngarkesë politike nga e kaluara, kanë përvojë në profesionet të cilat i kanë udhëhequr dhe janë figura pozitive çdo njëri prej tyre në vendbanimin ku jeton”, tha Agon Ferati, Aleanca për Shqiptarët.

Ndërkohë, Zeqirja Ibrahimi nga Lëvizja BESA thotë se janë në proces e sipër të propozimit të emrave të kandidatëve.

“Ne do të marrin pjesë në të gjitha Komunat me shumicë të popullsisë shqiptare. Nëse i shihni rezultatet e zgjedhjeve të kaluara parlamentare mund ta shihni se në cilat jemi ne favorit. Ne do të propozojmë kandidatë i cili nuk i përket asnjë partie”, deklaroi Zeqirja Ibrahimi, Lëvizja BESA.

Comments