Zgjedhjet në SHBA, Trump mund të mos pranojë rezultatin

179

Moebel THEMA

Ky ka qenë pohimi që kandidati republikan ka bërë në debatin e tretë për zgjedhjet presidenciale përballë Hillary Clinton.
“Do t’ju them kur të të vijë koha. Do ju mbaj në suspancë”, i është përgjigjur Trump gazetares së Fox News, e cila e pyeti nëse ai do ta pranojë Clinton si Presidente nëse ai do të humbasë.
Trump, i cili nuk i dha dorën kandidates demokrate pas debatit, ka ringritur akuzat se zgjedhjet po “manipulohen” nga gazetarë të pandershëm në favor të Clinton dhe se miliona njerëz kanë fituar të drejtën e votës edhe pse nuk duhej të ishin në lista.
“Kjo është e tmerrshme” ka qenë reagimi i Clinton ndaj idesë se një kandidat për president vë në pikëpyetje vlefshmërinë e zgjedhjeve./Top Channel
Comments